Diane Morgan huton Holivudin me disa nga batutat më budallaqe që janë thënë ndonjëherë

Diane Morgan huton Holivudin me disa nga batutat më budallaqe që janë thënë ndonjëherë

Diane Morgan huton Holivudin me disa nga batutat më budallaqe që janë thënë ndonjëherë

Nga: Rachel Aroesti / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Sponsor 3M Express

Në një botë dramash me zhvillim të ngadaltë dhe të mbushura me zhargon, ka diçka për të thënë për programin televiziv i cili brenda 12 sekondave të para shpalos se çfarë ka për të ofruar. Cunk on Cinema është një program i tillë. Seriali më i fundit i dokumentaristes sensacionalisht idiote të luajtur nga Diane Morgan, është një histori e filmit në tri pjesë që fillon me prezantuesen tonë duke renditur disa nga arritjet më të mëdha të njerëzimit me tonet e saj të pandryshueshme të Boltonit. Konkretisht, “pushtimin e peizazhit, rritjen e murit të madh të kinezëve, zbulimin e Mona Lizës dhe shpikjen e ngrohjes globale”. Nëse mendoni se kjo listë është qesharake, do ta shijoni atë që në thelb është mjet për disa nga batutat më budallaqe të shkruara ndonjëherë. Nëse këtë lloj keqpërdorimi të fjalëve dhe keqkuptimi e mendoni si fëmijëror, ju sugjeroj ta ndalni menjëherë.

Philomena Cunkun e hasëm për herë të parë në vitin 2012 si një komentatore të rreme në specialen vjetore Screenwipe të Charlie Brookerit. E paraqitur herë si “daktilografiste”, herë si “shikuese e [programit] Bake Off” dhe herë si “cicëruese [tweetist] me ndikim”, në thelb ajo ishte një grua e popullit, shumë e painformuar, që jepte komente të ngatërruara për çështje urgjente të kohës, si shmangia e taksave nga [komediani] Jimmy Carr dhe qeni nga [filmi] The Artist. Kryesisht falë aftësisë së Morganit për të nxjerrë broçkulla surrealiste në një mënyrë tërheqëse e pa shumë fjalë, Cunku pati sukses. Shpejt ajo u zgjerua në realizimin e dokumentarëve të vet (me Brookerin dhe bashkëpunëtorët e saj prej kohësh, përfshirë Joel Morrisin dhe Jason Hazeleym, të cilët vazhdonin t’ia shkruanin bashkërisht materialin), duke trajtuar tema aq modeste sa “Britania” dhe më vonë “Toka”, duke i hutuar ekspertët që intervistonte me pyetje të pakuptimta, por këmbëngulëse, si një përzierje mes Jeremy Paxmanit, Louis Therouxit dhe një Ali G-je shumë më pak problematik.

Cunk on Cinema – ashtu si paraardhësit e tij – teknikisht është emision rrengjesh: gjysma e kënaqësisë është të shohësh se si reagojnë njerëzit ndaj idiotësisë së Cunkut. Megjithatë, me një CV që përfshin [filmat] Motherland dhe After Life të Ricky Gervaisit, si dhe sitkomët e saj të BBC-së, Mandy dhe të mirënjohurin Ann Droid, Morgan në këtë pikë është praktikisht një emër i njohur në çdo shtëpi. Si e tillë, duhet të supozohet se bashkëbiseduesit e saj britanikë tashmë janë plotësisht të vetëdijshëm për lojën e saj të zakonshme.

Këtu përfshihet Benedict Cumberbatch, acarimi i të cilit duket i shtirur përballë pyetjeve të pakuptimta nëse të gjithë aktorëve u pëlqejnë qiqrat (fakti që Cumberbatch dhe Morgan tani janë të dy aktorë në Universin Kinematografik Marvel – kjo e fundit pati një rol të dukshëm në serialin e fundit VisionQuest – gjithashtu e dobëson pak gjithë natyrën David dhe Goliat të këtij takimi). Megjithatë, kritiku i filmit Mark Kermode duket vërtet i acaruar nga keqkuptimet qesharake të Cunkut – për shembull, kur filmin pionier me zë The Jazz Singer [Këngëtari i xhazit] e quan “The Jizz Slinger” [Hedhësi i spermës] – kështu që ndoshta personazhi është thjesht aq bezdisës sa arrin të nxjerrë reagim nga njerëzit edhe kur ata e dinë se është shaka.

Ndërkohë, amerikanët – mes tyre regjisori Michael Bay dhe skenaristi i Die Hard, Steven E. de Souza – janë thjesht të hutuar, por, për meritën e tyre, megjithatë i durojnë devijimet e Cunkut me një hijeshi që bën që kjo të mos kthehet kurrë në zbatimin e stilit “të kapa”. Këto devijime janë në mënyrë mbresëlënëse të rastësishme (ndoshta më jashtë teme është historia e një miku që humbi kontrollin e zorrëve në një autobus nate), megjithatë ekziston një temë që përsëritet: inteligjenca artificiale. Obsesioni i Cunkut me teknologjinë shërben për ta përforcuar budallallëkun e saj. Ajo këmbëngul t’i tregojë de Souzas pamje të krijuara nga inteligjenca artificiale të Buster Keatonit mbi një BMX; gjetkë, përpiqet të fitojë debate duke e bërë ChatGPT-në t’i mbështesë bindjet e saj kategorikisht të pasakta.

Krahas gjithë kësaj, marrim një bazë të vagullt në historinë e kinemasë, me një kalim të shpejtë përmes ekspresionizmit gjerman, Valës së Re franceze, filmave të suksesshëm dhe të tjerave. Ka mjaftueshëm informacion për ta mbajtur në këmbë kornizën e mokumentarit, por mos ejani me shpresën se do të mësoni diçka të re për “Ian Hitchcockun”. (Mund ta dëgjoja Cunkun gjithë ditën duke ua thënë gabim emrat yjeve, gjë që është me fat, sepse nganjëherë duket sikur 90 përqind e batutave përfshijnë emërtime të gabuara si “Wayne John” dhe “Robert Redfuck”.)

Në vend të një edukimi të mirëfilltë në historinë e Holivudit, shikuesve u jepet mundësia t’i zgjerojnë horizontet e veta me pikëpamje idiote, deri tani të paimagjinueshme. Ndonjëherë shkrimi shkakton të qeshura të forta: ka një pjesë shumë të mirë rreth idesë se vallëzimi në filma dikur përfaqësonte seksin, e zbatuar pa shije te Mary Poppins dhe The Sound of Music, plus një segment histerik në të cilin Cunku i paraqet skenarë të ndryshëm groteskë “David Clamworthit” nga Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit, për të cilin do të doja të kishte zgjatur më shumë.

Edhe kur skenari vetëm të bën të zgërdhihesh, ritmi i batutave është aq i vazhdueshëm sa thjesht nuk ka kohë të ndalosh së buzëqeshuri. Nëse, si unë, e konsideroni shkrimin e batutave budallaqe një tjetër prej arritjeve më të mëdha të njerëzimit, nuk do të keni zgjidhje tjetër veçse ta konsideroni Cunk on Cinema si një vepër të vërtetë arti. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Diane Morgan huton Holivudin me disa nga batutat më budallaqe që janë thënë ndonjëherë | Momenti