ZKA nis auditimin për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e drunjve në katër komuna

ZKA nis auditimin për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e drunjve në katër komuna

ZKA nis auditimin për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e drunjve në katër komuna

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës për efektivitetin e mbjelljes dhe mirëmbajtjes së fidanëve dhe drunjve dekorativë në katër komuna të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të ZKA-së, auditimi do të përfshijë periudhën 2020–2026 dhe do të realizohet në kuadër të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027.

Komunat që do të jenë pjesë e këtij procesi janë Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Podujeva.

“Procesi i auditimit do të vlerësojë nëse komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Podujevës kanë planifikuar dhe realizuar në mënyrë efektive mbjelljen dhe mirëmbajtjen e fidanëve dhe drunjve dekorativë dhe nëse investimet në hapësirat e gjelbra publike në nivel komunal ofrojnë mjedis urban më të qëndrueshëm dhe mirëqenie më të lartë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Përmes këtij auditimi, Zyra Kombëtare e Auditimit synon të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të gjelbra publike, të cilat, sipas saj, kanë rëndësi të veçantë për cilësinë e jetesës, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.

“Përmes këtij auditimi, ZKA synon të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të hapësirave të gjelbra publike të cilat kanë rëndësi të veçantë për cilësinë e jetesës, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje