Peja Peace Forum 2026 mbledh tre ekspertë nga Gjermania për inteligjencën artificiale dhe përgjegjësinë njerëzore

Peja Peace Forum 2026 mbledh tre ekspertë nga Gjermania për inteligjencën artificiale dhe përgjegjësinë njerëzore

Peja Peace Forum 2026 mbledh tre ekspertë nga Gjermania për inteligjencën artificiale dhe përgjegjësinë njerëzore

Edicioni i tretë i Peja Peace Forum 2026 do të sjellë në Pejë tre ekspertë nga Gjermania, të cilët do të diskutojnë për autonominë e inteligjencës artificiale (IA), përgjegjësinë njerëzore dhe ndikimin e teknologjisë në të ardhmen e njerëzimit.

Sponsor 3M Express

Në Panelin III, me temën “Agjentët e IA-së, përgjegjësia njerëzore dhe e ardhmja e njerëzimit”, të shtunën, më 14 nëntor, nga ora 12:35 deri në 13:15, në Universitetin “Haxhi Zeka” do të marrin pjesë Prof. Dr. Peter Russo, Dr. Sepita Ansari Pir Seraei dhe Prof. Dr. André Bresges.

Paneli do të moderohet nga Celina Häseker, drejtoreshë globale e marketingut dhe komunikimit në Hörmann Group.

Diskutimi do të përqendrohet te përgjegjësia për vendimet e sistemeve të inteligjencës artificiale, në një kohë kur këto teknologji po fitojnë gjithnjë e më shumë autonomi.

Folësit do të trajtojnë çështje që lidhen me mbikëqyrjen njerëzore, llogaridhënien, gjykimin moral dhe mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të zhvillohet e të përdoret në shërbim të njerëzimit.

Peter Russo është ekspert i menaxhimit të inovacionit, sipërmarrjes dhe transformimit të bizneseve. Ai ka qenë profesor në EBS University në Gjermani dhe në Universitetin Stanford në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa aktualisht është kryetar i Bordit të BayStartUP.

Në këtë forum, ai do të trajtojë temën “Inovacioni i përgjegjshëm: Ta mbajmë njeriun në kontroll në epokën e IA-së”.

Ndërkaq, Sepita Ansari Pir Seraei, ekspert i marketingut digjital, sipërmarrës dhe ligjërues universitar, do të diskutojë për besimin dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në realitetin digjital.

Tema e prezantimit të tij është “Besimi në epokën e IA-së: Kush e formëson realitetin tonë digjital?”.

Folësi i tretë, André Bresges, është profesor i edukimit të fizikës dhe drejtor ekzekutiv i Institutit për Edukimin e Fizikës në Universitetin e Këlnit. Ai merret me edukimin shkencor, teknologjitë digjitale dhe kërkimet mbi të nxënit njerëzor.

Bresges do të prezantojë temën “IA e përgjegjshme: Çfarë mund të na mësojnë shkenca dhe gatishmëria për kriza”.

Edicioni i këtij viti i Peja Peace Forum mbahet nën moton “Revolucioni i Urtësisë: Vlerat njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale”, duke vënë në qendër rëndësinë e urtësisë njerëzore, gjykimit etik dhe përgjegjësisë në zhvillimin e teknologjisë.

Forumi nis në orën 09:30 me një program që përfshin tri panele diskutimi dhe ligjëratën kryesore “Revolucioni i Urtësisë: Urtësia njerëzore në epokën e IA-së”, të cilën do ta mbajë Prof. Ichak Kalderon Adizes.

Para panelit të tretë do të zhvillohen edhe dy diskutime të tjera, për inteligjencën artificiale, paqen dhe sigurinë njerëzore, si dhe për dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut dhe arsimin.

Në orën 12:15, Dr. Neshad R. Albani, themelues i Peja Peace Forum, do të prezantojë Deklaratën e Pejës 2026.

Forumi do të përmbyllet me nënshkrimin zyrtar të kësaj deklarate nga katër partnerët themelues: Peja Peace Forum, Komuna e Pejës, Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Rotary Club Peja.

Ky edicion organizohet edhe në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Rotary Club Peja, klubit të parë Rotary në Kosovë.

Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 14 nëntor 2026, nga ora 09:30 deri në 14:00, në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Të interesuarit mund të regjistrohen përmes platformës zyrtare të forumit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është Ilse Aigner, ish-inxhinierja e helikopterëve që mund të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje

Zemaj akuzon për keqpërdorime në sektorin farmaceutik, Vitia i quan shpifje