Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Merr fund greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Greva e punëtorëve teknikë të shkollave fillore në Komunën e Prishtinës ka përfunduar.

Sponsor 3M Express

 Kështu ka njoftuar Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se greva është përmbyllur me sukses.

 Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka njoftuar se sot, në orën 15:00, do të mbahet një takim me kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë të shkollave fillore të kryeqytetit.

  Takimi do të zhvillohet në zyrat e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK).

 Sipas njoftimit, gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet që kanë çuar në përfundimin e grevës, si dhe çështjet që lidhen me realizimin e kërkesave të punëtorëve teknikë, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

 Sindikata nuk ka dhënë hollësi se cilat kërkesa janë realizuar dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për përmirësimin e kushteve të punës.

 

Lexo edhe

Dyshohet për vjedhje në Rahovec, Policia në kërkim të një gruaje – kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj

Dyshohet për vjedhje në Rahovec, Policia në kërkim të një gruaje – kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj

Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret