Mbi 11 mijë banorë në rajonin e Bazelit flasin shqip, ja sa biznese shqiptare ka atje

Mbi 11 mijë banorë në rajonin e Bazelit flasin shqip, ja sa biznese shqiptare ka atje

Mbi 11 mijë banorë në rajonin e Bazelit flasin shqip, ja sa biznese shqiptare ka atje

Prania e shqiptarëve në rajonin e Bazelit në Zvicër pasqyrohet edhe në statistikat për gjuhët e folura dhe shtetësinë, ndërsa një vlerësim i veçantë flet për rreth 300 biznese me prejardhje shqiptare në këtë rajon.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave për vitin 2024, gjithsej 11.539 banorë të moshës 15 vjeç e lart në kantonet Basel-Stadt dhe Basel-Landschaft e kanë deklaruar shqipen si gjuhën e tyre kryesore. Prej tyre, 5.231 janë regjistruar në kantonin Basel-Stadt, ndërsa 6.308 në kantonin Basel-Landschaft, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, sipas të dhënave për fundin e vitit 2025, në kantonin Basel-Stadt janë regjistruar 4.183 shtetas nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa në kantonin Basel-Landschaft janë regjistruar 6.074 shtetas nga këto tri vende. Në total, numri i tyre në të dy kantonet arrin në 10.257.

Megjithatë, këto shifra nuk paraqesin numrin e përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë në rajonin e Bazelit. Statistikat e shtetësisë përfshijnë qytetarët e tri vendeve të përmendura, ndërsa të dhënat për gjuhën tregojnë numrin e banorëve që e kanë deklaruar shqipen si gjuhë kryesore. Ato nuk paraqesin një regjistrim të përkatësisë etnike dhe nuk duhet të mblidhen mes vete.

Përtej këtyre të dhënave, prania shqiptare në rajonin e Bazelit vërehet edhe në jetën ekonomike, ku bashkatdhetarët janë të përfshirë në sektorë të ndryshëm, përfshirë ndërtimtarinë, transportin, industrinë, gastronominë, tregtinë dhe shëndetësinë.

Një pasqyrë për bizneset shqiptare në këtë rajon ka dhënë edhe portali zviceran “Bajour”, në një artikull të publikuar më 15 prill 2026. Sipas Hirmet Ziberit, në rajonin e Bazelit vlerësohet të ketë rreth 300 kompani me prejardhje shqiptare. Kjo shifër është vlerësim i tij dhe jo statistikë zyrtare.

Ziberi, 26 vjeç, i rritur në rajonin e Bazelit dhe i diplomuar në Universitetin e St. Gallenit (HSG), ka themeluar në vitin 2026 organizatën “Albanische Unternehmen beider Basel” (AUBB), me synimin për të lidhur dhe përfaqësuar bizneset shqiptare në këtë rajon.

Ai ka shprehur synimin që organizata të arrijë në 200 anëtarë brenda një viti. Ndërkohë, grupi në Facebook “Bizneset Shqiptare të Basel-Landschaft dhe Basel-Stadt” ka mbi 1.200 anëtarë.

Në artikullin e “Bajour”, Ziberi ka folur edhe për vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen disa sipërmarrës shqiptarë, përfshirë pengesat në punësim që lidhen me prejardhjen migratore ose mbiemrin. Ai ka theksuar gjithashtu se bizneset shqiptare nuk janë të pranishme vetëm në sektorët tradicionalë, por edhe në fusha si financat, patundshmëritë dhe teknologjia shëndetësore./Telegrafi/

Lexo edhe

Irani sulmon sistemin radar amerikan në Bahrein, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Irani sulmon sistemin radar amerikan në Bahrein, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Komisioni për Ekonomi miraton masat emergjente për furnizimin me energji elektrike

Komisioni për Ekonomi miraton masat emergjente për furnizimin me energji elektrike

Ambasada amerikane: Stërvitja “VALOR SHIELD 2026” forcoi bashkëpunimin rajonal të sigurisë

Ambasada amerikane: Stërvitja “VALOR SHIELD 2026” forcoi bashkëpunimin rajonal të sigurisë