MASH-i shfuqizon vendimin për zgjedhjen e Bajraktarit rektor të UShAF-së

MASH-i shfuqizon vendimin për zgjedhjen e Bajraktarit rektor të UShAF-së

MASH-i shfuqizon vendimin për zgjedhjen e Bajraktarit rektor të UShAF-së

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përmes të cilit Agron Bajraktari ishte zgjedhur rektor i këtij universiteti.

Ky vendim është marrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë në universitet, pasi Këshilli Drejtues, përkundër kërkesave të vazhdueshme të Ministrisë, ka refuzuar për muaj të tërë të shqyrtojë opinionin e Zyrës Ligjore të MASh dhe të ushtrojë përgjegjësitë e veta për adresimin e shkeljeve të konstatuara.

Sponsor 3M Express

Opinioni ligjor ka konstatuar dy shkelje në procedurën e zgjedhjes së rektorit: mosrespektimin e detyrimit ligjor që kërkon intervistimin e kandidatëve nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, si dhe zgjedhjen e rektorit për një mandat të tretë, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Sot, Ministria ka kërkuar nga Këshilli Drejtues që, brenda tri ditëve, të emërojë një ushtrues detyre të rektorit, me konsensusin e të gjithë anëtarëve të Këshillit, dhe të nisë menjëherë përgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për rektor. Konsensusi për emërimin e ushtruesit të detyrës do të ishte një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të bashkëpunimit dhe funksionimit të rregullt institucional.

MASh u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues, stafit akademik dhe administrativ të UShAF që të kontribuojnë në tejkalimin e gjendjes së krijuar, përmes bashkëpunimit dhe vendosjes së interesit të universitetit mbi interesat personale.

“Ministria mbetet e përkushtuar për të garantuar ligjshmërinë, respektimin e autonomisë universitare dhe funksionimin e përgjegjshëm të institucioneve publike të arsimit të lartë. MASh do të vazhdojë të mbështesë UShAF në vendosjen e stabilitetit institucional dhe përmbushjen e misionit të tij akademik”, njofton MASH.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

MASH-i shfuqizon vendimin për zgjedhjen e Bajraktarit rektor të UShAF-së | Momenti