Librat që nxënësit i mbajnë para vetes, duhet t’i kthejnë pa i dëmtuar në fund të vitit shkollor.

Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit me një Udhëzim Administrativ, e njoftimin për këtë ua nisi edhe shkollave si urë lidhëse mes tyre e prindërve, raporton Klan Kosova.
Kthimi i librave iu kërkua edhe dikujt që paratë për blerjen e tyre nuk i dolën asnjëherë.
Por, kjo metodë e dorëzimit të teksteve shkollore nuk është për herë të parë në Shkollën e Gjelbër në kryeqytet.
Sipas MASh-it, librat e dëmtuar, prindërit e kanë përgjegjësi t’i kompensojnë nga xhepat e tyre.
Por, këtë po e kundërshtojnë fuqishëm të njëjtit.
Sipas arsyetimit të Ministrisë, ky vendim është marrë me qëllim të ndalimit të keqpërdorimit, meqë pas përfundimit të mësimit, sipas tyre, librat shiteshin në tregun e zi dhe më lirë.
Kronika vijuese sjell detaje:





