Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Dublin të Irlandës.

Sponsor 3M Express

Në një postim të publikuar më 12 nëntor në platformën X, Berset ka ritheksuar mbështetjen e Këshillit të Evropës për rrugën evropiane të Kosovës, duke përmendur standardet ligjore, ofrimin e ekspertizës dhe praninë në terren si forma të këtij angazhimi.

Ai ka vlerësuar gjithashtu se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të veçantë për sigurinë demokratike të Evropës. Sipas tij, dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë të domosdoshëm për forcimin e besimit ndërmjet vendeve të rajonit.

Megjithatë, në fund të publikimit, Berset ka vendosur edhe fusnotën për Kosovën, përmes së cilës sqarohet se referimet ndaj saj bëhen në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Të gjitha referimet ndaj Kosovës, qoftë territorit, institucioneve apo popullsisë së saj, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës”, thuhet në sqarimin e përfshirë në postim.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, vetura përfundon në kanal – brenda ndodheshin tri motra dhe një foshnjë

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, vetura përfundon në kanal – brenda ndodheshin tri motra dhe një foshnjë

Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë