Aksident në aksin Lushnjë–Berat, vetura përfundon në kanal – brenda ndodheshin tri motra dhe një foshnjë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, i cili ishte marrë me qira, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Në makinë udhëtonin tre motra, të cilat dyshohet se kishin ardhur nga Anglia dhe ishin nisur drejt Beratit, si dhe një foshnjë rreth dy muajshe.

Si pasojë e aksidentit, njëra prej pasagjereve ka mbetur e plagosur lehtë. Ajo dhe foshnja janë transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, duke bërë që drejtuesja të mos dallonte kthesën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin

Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

Ish-pjesëmarrësi në gara ilegale rrëfen për rreziqet e tyre /Video

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Prizren, Rahovec e Suharekë