Këngëtarja kanadeze Avril Lavigne ka ndarë një lajm të papritur me fansat e saj, duke bërë të ditur se është bërë nënë për herë të parë.

Artistja 42-vjeçare njoftoi ardhjen në jetë të vajzës përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa fotografi bardhezi me të voglën. Në njërën prej tyre, Lavigne shihet duke e përqafuar foshnjën, e cila mban veshur një bluzë me motive leopardi, shkruan Daily Mail.
Në përshkrimin e fotografive, këngëtarja i bëri një dedikim vajzës së saj, duke e quajtur “princesha ime e vogël”, në një mesazh me stilin karakteristik rock.
Lajmi ka habitur publikun, pasi Lavigne nuk kishte bërë më parë të ditur se ishte shtatzënë dhe as nuk kishte zbuluar ndonjë lidhje të re sentimentale. Identiteti i babait të foshnjës mbetet i panjohur.
Jeta sentimentale e këngëtares ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave. Ajo ishte e martuar me Deryck Whibley, vokalistin e grupit Sum 41, nga viti 2006 deri në vitin 2009, ndërsa në vitin 2013 u martua me Chad Kroeger, frontmenin e grupit Nickelback. Kjo martesë përfundoi në vitin 2015.
Në vitin 2022, Lavigne u fejua me muzikantin Mod Sun, por lidhja e tyre përfundoi një vit më vonë. Pas ndarjes, ajo u përfol edhe për një romancë me reperin Tyga.
Postimi i këngëtares mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke mbledhur më shumë se 718 mijë pëlqime brenda një ore nga publikimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





