Mali i Zi mbyll dy kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit në BE

Mali i Zi mbyll dy kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit në BE

Mali i Zi mbyll dy kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, të premten në Bruksel foli në Konferencën Ndërqeveritare për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, e cila, siç theksoi ai, së bashku me Raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe Udhërrëfyesin për vendin, përfaqëson përgatitjen më të mirë për të ardhmen e përbashkët evropiane.

Sponsor 3M Express

Komisioni e përshkroi përparimin e Malit të Zi si një “sukses të jashtëzakonshëm”.

“Ajo që kemi arritur së bashku është vërtet një sukses i jashtëzakonshëm, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Komisionin Evropian, shtetet anëtare dhe për të gjithë ju personalisht, të cilët keni investuar kohë, ekspertizë dhe besim politik në këtë proces”, tha ai.

Në Konferencën e sotme Ndërqeveritare u mbyllën Kapitulli 1 – Lëvizja e lirë e mallrave dhe Kapitulli 12 – Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare.

Kryeministri Spajiq tha se “kapitujt e mbyllur sot përbëjnë vetë thelbin e integrimit evropian: një hapësirë të përbashkët ekonomike, juridike dhe sociale, të ndërtuar mbi rregulla të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë”.

“Para nesh mbeten ende detyra të rëndësishme: vazhdimi i forcimit të kapaciteteve administrative, përfundimi dhe pajisja e pikave të kontrollit kufitar, konsolidimi i sistemit të kontrolleve zyrtare dhe sigurimi i zbatimit të qëndrueshëm të standardeve evropiane në gjithë sektorët përkatës”, tha Spajiq.

Siç theksoi kryeministri Spajiq, me vendimet e sotme, Mali i Zi e çoi në 23 numrin e kapitujve të negociatave të mbyllur përkohësisht. Më pak se një e treta e kapitujve do të mbeten të hapur.

“Politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian funksionon kur është e besueshme, e bazuar në merita dhe e mbështetur nga përkushtimi i vërtetë politik i të dyja palëve”, thuhet ndërkohë në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi. /AA/

Lexo edhe

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj kuletën me para e dorëzon në polici

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj kuletën me para e dorëzon në polici

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, vdes 22-vjeçari

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, vdes 22-vjeçari

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari