Aksident në Gjonaj të Prizrenit, vdes 22-vjeçari

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, vdes 22-vjeçari

Aksident në Gjonaj të Prizrenit, vdes 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka vdekur pas një aksidenti me motoçikletë me katër rrota (ATV), që ka ndodhur të premten pasdite në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se rasti është raportuar rreth orës 15:00, kur i riu, derisa ishte duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga një lartësi.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.

Ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, i identifikuar me inicialet A.H.

Lidhur me rastin janë angazhuar hetuesit policorë, Sektori Rajonal i Hetimeve dhe ekipi i Forenzikës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Gjermani, humbin jetën dy persona

Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Gjermani, humbin jetën dy persona

Cilat kompani të Al janë prekur nga rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA?

Cilat kompani të Al janë prekur nga rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA?

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj paratë e gjetura i dorëzon në polici

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj paratë e gjetura i dorëzon në polici