Barcelona nuk po ndalet në planifikimin për të ardhmen, pavarësisht se kanë kaluar vetëm disa javë nga përfundimi i afatit kalimtar të verës. Pas përforcimeve të shumta dhe rinovimit të kontratës së Raphinhas, drejtuesit katalunas kanë nisur punën për të siguruar të ardhmen e tre futbollistëve të tjerë.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona synon të finalizojë rinovimet e Marc Bernal, Brian Farinas dhe Gerard Martin.
Fillimisht, klubi ka arritur marrëveshje të plotë me Marc Bernal. Mesfushori spanjoll, i cili kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, pritet ta zgjasë qëndrimin në “Camp Nou” deri në vitin 2031. Edhe përkundër ardhjes së Rodrit, Bernal vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Hansi Flick. Ceremonia zyrtare e rinovimit pritet të mbahet pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.
Pas tij, radha do t’i vijë Brian Farinas, i cili qëndroi te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës me insistimin e vetë Flickut. Kontrata aktuale e tij përfundon në vitin 2028, ndërsa marrëveshja e re pritet ta mbajë në klub deri në vitin 2031.
Operacioni i tretë në listën e drejtuesve katalunas është rinovimi i Gerard Martinit. Mbrojtësi kishte nënshkruar kontratën e fundit në janar të vitit 2025, me vlefshmëri deri në vitin 2028, por rëndësia e tij në skuadër është rritur ndjeshëm që atëherë.
Martini është shndërruar në një prej titullarëve të rëndësishëm të Flickut, duke formuar partneritet në qendër të mbrojtjes me Pau Cubarsin.
Ndërkohë, Barcelona së fundmi siguroi edhe vazhdimësinë e Raphinhas, i cili nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2030.
Kështu, pas një vere me shumë lëvizje në merkato, katalunasit po fokusohen në ruajtjen e bërthamës së skuadrës dhe sigurimin e lojtarëve që konsiderohen pjesë e projektit afatgjatë të klubit.
Burimi: Insajderi




