LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

Gjykata e Apelit ia ka ulur nga 13 në 8 vjet burgim dënimin Dushko Arsiçit për krime lufte kundër popullatës civile. Apeli ka konfirmuar se Arsiç e ndaloi dhe e keqtrajtoi një 15-vjeçar gjatë luftës, ndërsa e hoqi nga aktgjykimi konstatimin se ai mori pjesë në vrasjen e B.Sh., pasi vlerësoi se provat për këtë pjesë ishin të pamjaftueshme.

Sponsor 3M Express

Me aktgjykimin e 5 tetorit 2026, Departamenti Special i Gjykatës së Apelit e aprovoi pjesërisht ankesën e mbrojtjes dhe ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 25 mars 2026 e kishte dënuar Arsiçin me 13 vjet burgim.

I urdhëruan të hiqte çantën, Arsiç e goditi nga pas

Sipas aktgjykimit, më 20 prill 1999, pranë vendit të quajtur “Varrezat e Maqedonasve”, në një fshat të komunës së Prishtinës, Arsiç dhe pjesëtarë të tjerë të një grupi të armatosur serb ndaluan A.K., atëherë 15 vjeç.

Pasi i mituri u urdhërua ta hiqte çantën nga shpina, Arsiç iu afrua nga pas dhe e goditi me tytën e armës automatike në pjesën e poshtme të shpinës. Nga goditja, 15-vjeçari ra përtokë me fytyrë, ndërsa keqtrajtimi vazhdoi. A.K. ka dëshmuar se Arsiç e goditi edhe me shqelma.

Gjatë ngjarjes, A.K. dëgjoi të shtëna dhe pa B.Sh. të rrëzuar e të plagosur rëndë. Sipas dëshmisë së tij, dy pjesëtarë të tjerë të grupit ia vendosën të plagosurin në shpinë dhe e detyruan ta barte drejt fshatit.

Apeli e vlerësoi të besueshme dëshminë e A.K. për dhunën që kishte përjetuar vetë. Kolegji theksoi se ngjarja ndodhi gjatë ditës, se i mituri e kishte parë Arsiçin nga afër dhe se dha një përshkrim të hollësishëm të pamjes dhe veshjes së tij. Dëshmitarët që e takuan A.K. pas ngjarjes përshkruan gjendjen e tij të rënduar fizike dhe emocionale.

Gjykata e cilësoi keqtrajtimin si trajtim çnjerëzor ndaj një civili në kuadër të konfliktit të armatosur. Në caktimin e dënimit, kolegji mori si rrethana rënduese moshën e viktimës, faktin se ishte civil i pambrojtur dhe përdorimin e armës automatike për ushtrimin e dhunës.

Pse Apeli ia uli dënimin me pesë vjet

Apeli konstatoi se B.Sh. humbi jetën si pasojë e të shtënave. A.K. kishte dëgjuar krismat dhe më pas e kishte parë Arsiçin me armë në dorë, ndërsa në momentin e qitjes ndodhej i shtrirë me fytyrë përtokë. Kolegji vlerësoi se dëshmia dhe provat e tjera nuk mjaftonin për të përcaktuar se Arsiç kishte shtënë ose kishte dhënë kontribut konkret në vrasje.

Sipas Apelit, konstatimi për pjesëmarrjen në vrasjen e B.Sh. kishte ndikuar në dënimin prej 13 vjetësh. Pas heqjes së këtij konstatimi, kolegji caktoi tetë vjet burgim për ndalimin dhe keqtrajtimin e A.K.

Në dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 8 dhjetori 2021. Për realizimin e kërkesës për kompensim, A.K. është udhëzuar në kontest civil.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përplasen dy trena në Pragë, 46 persona të lënduar – katër në gjendje të rëndë

Përplasen dy trena në Pragë, 46 persona të lënduar – katër në gjendje të rëndë

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

LEX | Apeli aprovon ankesën e Avokatit Besnik R. Berisha, anulon aktgjykimin me të cilin Eduard Ibrahimi u dënua dhe kthen çështjen në rigjykim

LEX | Apeli aprovon ankesën e Avokatit Besnik R. Berisha, anulon aktgjykimin me të cilin Eduard Ibrahimi u dënua dhe kthen çështjen në rigjykim