Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson pritet të paraqitet me skemën 3-4-2-1 në përballjen ndaj Kombëtares së Kosovës, ndërsa kapiteni Nathan Collins pritet të mungojë dhe vendin e tij në mbrojtje ta zërë Jake O’Brien i Evertonit.

Irlanda po bëhet gati për përballjen ndaj Kosovës sonte (e martë) në “Aviva Stadium” të Dublinit nga ora 20:45, ndërsa përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson pritet të bëjë disa zgjedhje të rëndësishme në formacionin startues.
Mungesa më e madhe për vendasit pritet të jetë ajo e Nathan Collins, një prej futbollistëve kryesorë të repartit mbrojtës. Në vend të tij, në treshen e mbrojtjes pritet të aktivizohet Jake O’Brien, futbollisti që luan te Evertoni.
Sipas formacionit të mundshëm, Irlanda pritet të luajë me skemën 3-4-2-1, me Caoimhin Kelleher në portë, ndërsa Jake O’Brien, Dara O’Shea dhe Liam Scales do të përbëjnë vijën e mbrojtjes.
Në mesfushë pritet të luajnë Festy Ebosele Abankwah, Conor Coventry, Jayson Molumby dhe Ryan Manning, ndërsa në mbështetje të sulmuesit kryesor Tray Parrot janë edhe Adam Idah dhe Jack Moylan.
Formacioni i mundshëm i Irlandës: (3-4-2-1): Kelleher; O’Shea, O’Brien, Scales; Abankwah, Coventry, Molumby, Manning; Moylan, Idah; Parrott;
/Telegrafi/





