Lajm i mirë për Bayernin, Kompany rikthehet në stërvitje

Lajm i mirë për Bayernin, Kompany rikthehet në stërvitje

Lajm i mirë për Bayernin, Kompany rikthehet në stërvitje

Tekniku belg është paraqitur të hënën pasdite në qendrën stërvitore të Bayernit, në Säbener Straße, me synimin që të jetë i gatshëm për ta drejtuar skuadrën në ndeshjen e së premtes kundër  FC Kölnit.

Megjithatë, rikthimi i tij do të bëhet gradualisht dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, pasi klubi ka përgatitur një program të veçantë për trajnerin 40-vjeçar.

Sponsor 3M Express

Kompany ishte rrëzuar më 23 tetor, gjatë një vizite në një seancë stërvitore të skuadrës. Pas ndërhyrjes së mjekëve të urgjencës, ai ishte dërguar në spital, ku iu nënshtrua disa ekzaminimeve. Më pas, mjekët i diagnostikuan meningjit dhe i rekomanduan pushim të plotë.

Gjatë mungesës së belgut, përgjegjësinë për ekipin e mori ndihmëstrajneri Aaron Danks, i cili ka udhëhequr skuadrën në javët e fundit dhe mbetet alternativë në rast se Kompany nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në stol.

Plani parasheh që trajneri të jetë i pranishëm në stërvitjet e së martës, së mërkurës dhe së enjtes. Ndërkohë, futbollistët që kanë qenë të angazhuar me përfaqësueset e tyre do t’i bashkohen gradualisht ekipit.

Të enjten, Kompany pritet të paraqitet edhe në konferencën për media para ndeshjes, ku për herë të parë do të flasë publikisht për periudhën e vështirë shëndetësore.

Në Bayern shpresojnë që ai të jetë në gjendje ta ndjekë rutinën e zakonshme të ditës së ndeshjes dhe të drejtojë skuadrën nga stoli në “Allianz Arena”.

Megjithatë, gjendja e tij do të monitorohet nga afër, veçanërisht për shkak të lëndimit në shpatull që pësoi gjatë rrëzimit. Nëse paraqitet nevoja për pushim, plani mund të ndryshohet në çdo moment dhe Danks do të marrë sërish drejtimin e ekipit.

Kjo do të ishte paraqitja e parë e Kompanyt në stol që nga barazimi 2:2 ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, më 21 tetor.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Qeveria e Kosovës reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale

Qeveria e Kosovës reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale

Rrëfimi tronditës i Wayne Rooneyt: Isha në kulmin e karrierës, por mendova t’i jepja fund jetës

Rrëfimi tronditës i Wayne Rooneyt: Isha në kulmin e karrierës, por mendova t’i jepja fund jetës

Tifozët e Kosovës pushtojnë Dublinin, ‘Dardanët’ pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna

Tifozët e Kosovës pushtojnë Dublinin, ‘Dardanët’ pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna