LEX | Apeli vulos 13 vjet e 6 muaj burgim për Asllan Nikqin, që ia mori jetën vëllait me goditje sëpatë

LEX | Apeli vulos 13 vjet e 6 muaj burgim për Asllan Nikqin, që ia mori jetën vëllait me goditje sëpatë

LEX | Apeli vulos 13 vjet e 6 muaj burgim për Asllan Nikqin, që ia mori jetën vëllait me goditje sëpatë

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin prej 13 vjet e 6 muaj burgim ndaj Asllan Nikqit, i cili ishte shpallur fajtor për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”, lidhur me rastin ku viktimë kishte mbetur vëllai i tij, M.N.

Sponsor 3M Express

Kolegji i Departamentit për Krime të Rënda, i përbërë nga gjyqtarët Kadrije Goga Lubishtani, kryetare, dhe Xhevdet Abazi e Arben Hoti, anëtarë, më 1 tetor 2026 ka refuzuar si të pabazuara si ankesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, ashtu edhe atë të mbrojtjes së të akuzuarit, avokatit Mustafë Kastrati.

Me këtë vendim, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të 8 korrikut 2026.

Prokuroria kishte kërkuar që Asllan Nikqi të dënohej për “Vrasje të rëndë”, ashtu siç ishte akuzuar fillimisht, duke kundërshtuar rikualifikimin e veprës penale nga shkalla e parë.

Në anën tjetër, mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga akuza, duke pretenduar se Nikqi kishte vepruar në mbrojtje të nevojshme dhe se nuk ishte vërtetuar lidhja shkakësore ndërmjet veprimeve të tij dhe vdekjes së viktimës.

Por, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Sipas arsyetimit të aktgjykimit, konflikti mes dy vëllezërve kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me prerjen e drunjve. Viktima fillimisht kishte kërkuar ndihmë nga Policia në Pejë, ndërsa më pas kishte pasur përleshje fizike me të akuzuarin.

Gjykata ka konstatuar se, pasi Asllan Nikqi ia kishte marrë sëpatën viktimës, përleshja fillestare kishte përfunduar. Megjithatë, viktima ishte larguar drejt kasolles së tij, ndërsa i akuzuari e kishte ndjekur dhe kishte vazhduar ta godiste me sëpatë.

Sipas vendimit, në përleshjen e dytë, Nikqi e kishte goditur vëllanë e tij rreth 7-8 herë me bishtin e sëpatës, përfshirë edhe në kokë, duar dhe këmbë. Më pas ishte larguar, duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore.

Apeli ka vlerësuar se në këtë fazë nuk mund të bëhej fjalë për mbrojtje të nevojshme, pasi sulmi fillestar i viktimës kishte përfunduar dhe i akuzuari kishte vazhduar veprimet e tij edhe pasi viktima ishte tërhequr në kasolle.

Një pjesë e rëndësishme e arsyetimit lidhet edhe me ekspertizën mjeko-ligjore të realizuar nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Sipas ekspertizës, shkaku i vdekjes ishte hematoma masive subdurale, e shkaktuar nga trauma në kokë. Eksperti mjeko-ligjor, Dr. Asqeri Xhani, kishte shpjeguar se gjakderdhja ishte zhvilluar gradualisht, duke bërë që viktima të kishte mundësi të lëvizte edhe për një periudhë pas goditjeve, deri në momentin kur grumbullimi i gjakut kishte shkaktuar pasojën fatale.

Gjykata ka refuzuar edhe pretendimet e mbrojtjes se viktima mund të ishte lënduar gjatë ecjes apo rrëzimit, duke vlerësuar se ekspertiza kishte vërtetuar lidhjen ndërmjet goditjeve me sëpatë dhe vdekjes së tij.

Po ashtu, Apeli ka vlerësuar se nuk ishte vërtetuar dashja e të akuzuarit për ta privuar viktimën nga jeta, prandaj rikualifikimi nga “Vrasje e rëndë” në “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen” ishte i drejtë.

Sa i përket dënimit, gjykata ka vlerësuar si rrethanë lehtësuese sjelljen e mirë dhe korrekte të Nikqit gjatë procesit gjyqësor, ndërsa si rrethana rënduese vendosmërinë në kryerjen e veprës, pasojën fatale dhe faktin se viktima ishte vëllai i tij.

Kështu, Asllan Nikqi do të vuajë dënimin prej 13 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa në të do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 26 prilli 2019.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet