Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Për të gjashtën ditë radhazi, në Prishtinë është protestuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.

Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka mbledhur qytetarë në sheshin “Zahir Pajaziti”, të cilët kanë kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për ato që përballen me dhunë.

Sponsor 3M Express

“Drejtësi për gratë e vrara, siguri për gratë e gjalla” dhe “Dhunuesit e grave në burg” ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Ata mbanin pankarta me mbishkrimet “Poshtë sistemi patriarkal”, “Me Arlindën përfundon” dhe “Sytë e saj do t’ju ndjekin, lotët e saj do t’ju djegin!”.

Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi nga institucionet për mosveprimin ndaj paralajmërimeve të Arlindës për rrezikun që i kanosej, duke theksuar se ajo kishte kërkuar ndihmë, por nuk ishte mbrojtur.

Protestat kanë vazhduar çdo ditë që nga vrasja e saj, me kërkesa për llogaridhënie institucionale dhe trajtim më të përgjegjshëm të rasteve të dhunës në familje. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e djalit në Gjilan

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e djalit në Gjilan

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Gjilan

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Gjilan

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka