Tekniku belg ka mbërritur herët të martën në mëngjes në kompleksin stërvitor të kampionëve rekord të Gjermanisë, duke rifilluar punën pas një periudhe pushimi të detyruar për arsye shëndetësore.
Rikthimi i Kompanyt përbën një lajm pozitiv për bavarezët, të cilët tashmë e kanë sërish trajnerin në dispozicion për të vazhduar përgatitjet dhe punën me skuadrën.

Kështu, pas 18 ditësh mungesë, Kompany i është rikthyer detyrave të tij në krye të Bayern Munichut.
Burimi: RTKLive




