Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njëra vazhdim me pikat e kaluara të rendit të ditës dhe tjera seancë e re.

Vazhdimi i seancës do të mbahet në ora 10:00, ndërkaq seanca e re në ora 13:00.
Vazhdimi i Seancës plenare
Rendi i ditës – Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 nëntor 2026:
Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;
Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 19 nëntor 2026:
Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,
Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
Zgjedhje e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Seanca plenare
Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës;
Pyetjet parlamentare;
Miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. /Telegrafi/





