Kuvendi i Kosovës ka miratuar emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të cilët do të kenë mandat katërvjeçar.

Për këtë propozim votuan 67 deputetë, një ishte kundër, ndërsa katër abstenuan, njofton Klankosova.tv
Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës ishte një nga pikat e rendit të ditës në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.





