Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë

Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë

Kurti takon mërgatën në Francë, u premton mbështetje për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën e tij në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në kryeqendrën franceze.

Sponsor 3M Express

Por, para nisjes së këtij forumi, Kurti ka takuar mërgatën shqiptare në Paris.

Ai ka njoftuar se me mërgimtarët kanë diskutuar disa çështje, përfshirë inkuadrimin e tyre në jetën publike dhe institucionale të Kosovës.

“Përfshirja sa më madhe dhe më e gjerë e bashkatdhetarëve në jetën publike e institucionale në Kosovë, përveç lidhjes së tyre me vendlindjen, i shërben forcimit të institucioneve të Republikës, me përvojën dhe ekspertizën, me kulturën dhe shprehinë e punës, që sjellin nga demokraci e shtete të zhvilluara. Pikërisht për këtë diskutuam me pjesëtarë të mërgatës sonë të çmuar në Francë, të cilët pata kënaqësi t’i takoj të dielën, para nisjes së Forumit të Paqes në Paris.”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se nëpërmjet “Dritares për Investime të Diasporës” do të mbështeten ndërmarrës nga mërgata për investime që realizohen në Kosovë.

“Për kreditë që merren për investimet e tyre, shteti ynë do të jetë garant, duke shërbyer si hipotekë për ta. Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar. Ndërkaq, me Programin 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri do të mbështeten projektet strategjike dhe prioritare të industrisë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një grua kanoset nga një person në Obiliq, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një grua kanoset nga një person në Obiliq, i dyshuari dërgohet në mbajtje

34 aksidente dhe 1836 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

34 aksidente dhe 1836 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë