Kurti takon kryeministrin e Armenisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Kurti takon kryeministrin e Armenisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Kurti takon kryeministrin e Armenisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka takuar Nikol Pashinyan, homologun e tij nga Armenia, një shtet që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Takimi është zhvilluar të martën në Paris të Francës, ku kreu i qeverisë kosovare po realizon një vizitë zyrtare.

Dy liderët kanë diskutuar mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, thuhet në një njoftim për media të Zyrës së Kryeministrit të Armenisë, raporton Paparaci.

Sipas njoftimit, Kurti e Pashinyan kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të tregtisë dhe lidhjeve ekonomike.

“U diskutua gjithashtu për bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke vënë në pah potencialin e konsiderueshëm për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këtë sektor”, thuhet në njoftim.

Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për çështjet rajonale, përfshirë mundësitë që po krijohen si rezultat i vendosjes së paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Armenia, një shtet në rajonin e Kaukazit Jugor, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës kryesisht për shkak të konfliktit të saj historik me Azerbajxhanin rreth Nagorno-Karabakut dhe implikimeve që rasti i Kosovës mund të ketë pasur për atë konflikt. Ajo druhej se njohja e pavarësisë së Kosovës mund të përdorej si precedent ndërkombëtar për kërkesat e pavarësisë së Nagorno-Karabakut.

Kjo çështje ishte veçanërisht e ndjeshme në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

Megjithatë, 16 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Armenia njohu pasaportën e Kosovës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Dyshohet për vjedhje në Rahovec, Policia në kërkim të një gruaje – kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj

Dyshohet për vjedhje në Rahovec, Policia në kërkim të një gruaje – kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj

Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret