Kurti takohet me presidentin zviceran, Guy Parmelin, vlerëson lidhjet e mërgatës me Zvicrën dhe marrëveshjen me EFTA-n

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, shkruan Telegrafi.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë bisedës është vënë në pah edhe roli i mërgatës kosovare në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Marrëdhënieve të mira dypalëshe u paraprin lidhja e fortë e mërgatës sonë me popullin dhe shtetin zviceran”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shprehur mirënjohje për kontributin e Zvicrës, duke veçuar edhe fillimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (EFTA), muajin e kaluar.

Sipas Kurtit, marrëveshja përfshin jo vetëm mallrat, por edhe shërbimet.

Postimi i kryeministrit në detyrë vjen pas takimit të zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC)./Telegrafi/

Lexo edhe

OBSH alarmon për situatën në Gazë: 33 mijë raste më shumë me infeksione të frymëmarrjes

OBSH alarmon për situatën në Gazë: 33 mijë raste më shumë me infeksione të frymëmarrjes

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë