Gjatë takimit, delegacioni kosovar ka prezantuar të arriturat e vendit në fushën e migracionit, duke vënë theksin në forcimin e koordinimit ndërinstitucional përmes Autoritetit Qeveritar për Migracion.
Po ashtu, janë prezantuar funksionalizimi i Sistemit të Identifikimit Biometrik në pikat kufitare, avancimi i kapaciteteve për pritjen dhe mbrojtjen e migrantëve, si dhe zhvillimi i Sistemit të Integruar për Menaxhimin e Informatave për Migracionin.

“Kosova konfirmon mbështetjen për Planin e Veprimit 2028–2032, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Takimi në Pragë i paraprin Konferencës së Pestë Ministrore të Procesit të Pragës, e cila do të mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Tutje theksohet se pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces dëshmon përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe avancimin e politikave në fushën e migracionit.
Burimi: RTKLive





