Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se mesfushori Ermal Krasniqi është liruar nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një lëndimi.

Sipas njoftimit, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës.
Mungesa e Krasniqit vjen para përballjeve të Kosovës kundër Izraelit qe luhet neser dhe Irlandës, që zhvillohet të martën, më 17 nëntor.
“Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares.
Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit.
Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit.
Ermalit i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër!”, thuhet në njoftimin e Kombëtares.





