LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me tre vjet burgim zyrtarin policor Korab Pepaj, i akuzuar për vrasje në tentativë të Millan Jovanoviqit, në një incident të ndodhur në prill të vitit 2023, në pikën e kontrollit policor te Ura e Bistricës, në veri të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Aktgjykimi është shpallur sot, më 13 nëntor 2026, në përfundim të procesit të rigjykimit, duke shqiptuar të njëjtin dënim me atë të gjykimit të parë.

Sipas aktakuzës së ngritur në korrik të vitit 2023, Pepaj, në cilësinë e zyrtarit policor, dyshohej se kishte tentuar ta privonte nga jeta Millan Jovanoviqin, pasi ky i fundit nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim në pikën e kontrollit policor.

Prokuroria pretendon se Jovanoviqi, i cili po lëvizte në magjistralen Leposaviq–Mitrovicë, kishte vazhduar rrugën pavarësisht sinjalizimit të policit për t’u ndalur.

Në këto rrethana, sipas dosjes së Prokurorisë, Pepaj kishte shtënë dy herë me armën zyrtare në drejtim të automjetit, duke e goditur atë nga pjesa e pasme. Si pasojë, Jovanoviqi kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit në krahun e djathtë.

Mbrojtja kundërshtoi akuzën: Nuk u provua dashja për vrasje

Në seancën e 10 nëntorit 2026, mbrojtja e Pepajt kishte kërkuar lirimin e tij nga akuza, duke argumentuar se Prokuroria nuk kishte arritur të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm se polici kishte vepruar me qëllim për ta vrarë të dëmtuarin.

Në fjalën përfundimtare, mbrojtja kishte ngritur pikëpyetje për rrethanat e incidentit, kohën që polici kishte pasur në dispozicion për të reaguar dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës në atë periudhë.

Po ashtu, ishte kontestuar ekspertiza balistike, me pretendimin se nuk ishte përcaktuar trajektorja dhe distanca e të shtënave, si dhe nuk ishte identifikuar përmes provave përkatëse arma konkrete që kishte shkaktuar plagosjen.

Mbrojtja kishte insistuar se çdo dyshim lidhur me provat duhej të interpretohej në favor të të akuzuarit.

Apeli e kishte kthyer rastin në rigjykim

Korab Pepaj ishte dënuar edhe më 6 janar 2025 me tre vjet burgim për vrasje në tentativë.

Megjithatë, më 12 maj 2026, Gjykata e Apelit kishte vendosur që çështja të kthehej në rigjykim.

Në këtë proces, Pepaj ishte akuzuar edhe për manipulim me prova, nën dyshimin se kishte fshehur dy gëzhojat e armës me të cilën kishte shtënë. Për këtë vepër penale, ai ishte liruar nga akuza në gjykimin e parë.

Ndërkohë, tre persona të tjerë, me inicialet F.M., S.U. dhe M.M., të akuzuar për moslajmërim të veprës penale, ishin liruar nga akuza nga Gjykata Themelore, ndërsa vendimi lirues ishte vërtetuar nga Apeli.

Me aktgjykimin e sotëm, Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar sërish Pepajn me tre vjet burgim për vrasje në tentativë. Vendimi i shkallës së parë mund të ankimohet sipas procedurave ligjore.

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Për gati 50 vjet ruajti historinë e saj, restaurohet vetura që shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II

Për gati 50 vjet ruajti historinë e saj, restaurohet vetura që shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II

Banorët e Poklekut në Drenas kërkojnë intervenim urgjent për ndriçimin dhe rrugën e dëmtuar

Banorët e Poklekut në Drenas kërkojnë intervenim urgjent për ndriçimin dhe rrugën e dëmtuar

BIG TALK nesër me risi – çfarë po ndodhë? (FOTO)

BIG TALK nesër me risi – çfarë po ndodhë? (FOTO)