Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027, 4.27 miliardë euro

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027, 4.27 miliardë euro

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027, 4.27 miliardë euro

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë gjithashtu se nëpunësit publikë do të përfitojnë edhe pagën e 13-të, e cila pritet të realizohet në pjesën e parë të vitit 2027.

“Njësoj sikurse sivjet, buxheti i 2027 parasheh edhe në vitin tjetër pagën e 13-të, dhe krahas saj edhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027. Pra, në pjesën e parë të vitit paga e 13-të, kurse në pjesën e dytë të vitit rritje e pagës për të gjithë nëpunësit që marrin pagë nga buxheti”, ka deklaruar Kurti.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, buxheti i përgjithshëm për paga do të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro. Kurti ka thënë se kjo shumë, e ndarë për rreth 85 mijë punonjës të sektorit publik, paraqet një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh, apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj.

“Kjo e çon buxhetin e pagave në 1 miliardë e 85 milionë euro, e që kur pjesëtohet me rreth 85 mijë punonjës të publikut, paga mesatare vjetore bruto rezulton mbi 12 mijë euro, apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj, gjë që nënkupton edhe përmbushjen e njërit nga premtimet tona për mandatin e radhës qysh në vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Kreu i Qeverisë ka theksuar se rritja e pagave do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“E sigurisht që rritja nuk ndalet me kaq, sepse do të vazhdojë secilin vit krahas rritjes”, ka deklaruar ai.

Duke folur për zhvillimet ekonomike, Kurti ka bërë me dije se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas tij, këto rezultate e rendisin Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon dhe më gjerë.

Sa i përket planifikimeve buxhetore për vitin 2027, Kurti ka bërë të ditur se buxheti i projektuar është 4.27 miliardë euro, që është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti bazë i këtij viti.

Nga kjo shumë, 908 milionë euro janë paraparë të ndahen si financim direkt për komunat e Kosovës.

“Ky është buxhet rekord edhe për komunat e Kosovës dhe kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së vazhdueshme të granteve qeveritare”, ka thënë Kurti.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet