Kurti pranon problemin e madh të ekonomisë së Kosovës: Importojmë shtatë herë më shumë sesa eksportojmë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit, pavarësisht rritjes ekonomike dhe shtimit të eksporteve.

Sponsor 3M Express

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë, Kurti ka theksuar se vendi vazhdon të importojë shumë më tepër mallra sesa eksporton.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej rreth shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportet kanë arritur vetëm rreth një miliard euro.

Kjo nënkupton se për çdo një euro mallra që Kosova eksporton, ajo importon rreth shtatë euro nga vendet e tjera.

“Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar, na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se edhe gjatë vitit 2026, ndonëse eksportet kanë shënuar rritje, hendeku mes importeve dhe eksporteve vazhdon të jetë i madh.

Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sipas të cilave deficiti tregtar në shtator të këtij viti arriti në 534 milionë euro, krahasuar me 520.5 milionë euro në të njëjtin muaj të vitit 2025.

Kështu, deficiti tregtar është rritur për 13.5 milionë euro, apo rreth 2.6 për qind brenda një viti.

ali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër

Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër

Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

Ukraina godet industrinë ruse të naftës, 15 rafineri jashtë funksionit

Ukraina godet industrinë ruse të naftës, 15 rafineri jashtë funksionit