Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se deficiti tregtar vazhdon të përbëjë një nga sfidat kryesore për ekonominë e vendit, pavarësisht rritjes ekonomike dhe avancimit të eksporteve.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë.
Ai theksoi se gjatë vitit 2025, Kosova importoi mallra në vlerë prej rreth shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportet arritën në afërsisht një miliard euro.
Sipas tij, edhe gjatë vitit 2026, ndonëse është shënuar rritje e eksporteve, diferenca mes importit dhe eksportit vazhdon të mbetet e theksuar.
“Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importoi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh. E ne duam që sa ëmn shumë mallra që blejmë nga jashtrë t’i prodhojmë në Kosovë”, ka thënë Kurti
Ndërkaq, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme tregojnë se në shtator të vitit 2026, deficiti tregtar u rrit për 2,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Vlera e deficitit tregtar në shtator të këtij viti arriti në 534 milionë euro, nga 520,5 milionë euro sa ishte në shtatorin e vitit 2025. /Telegrafi/




