KDI: Kuvendi pa plan të integruar të punës, 10 deputetë jashtë komisioneve

KDI: Kuvendi pa plan të integruar të punës, 10 deputetë jashtë komisioneve

KDI: Kuvendi pa plan të integruar të punës, 10 deputetë jashtë komisioneve

Këto të dhëna janë prezantuar në raportin “Kuvend pa punë! Organizimi dhe planifikimi i punës së Kuvendit në Legjislaturën e re”, i cili u publikua të enjten në një konferencë për media.

Sipas KDI-së, mungesa e planifikimit të integruar po ndikon në organizimin e punës parlamentare dhe në llogaridhënien ndaj qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Violeta Haxholli nga KDI tha se, pas gati dy vitesh krizash institucionale dhe mungesës së një Kuvendi funksional, qytetarët presin një dinamikë tjetër të punës së Legjislativit, për të përmbushur detyrimet dhe reformat e mbetura pezull.

Ajo theksoi se Kuvendi ka nevojë për një plan të integruar, me prioritete të qarta, afate të matshme dhe koordinim më të mirë, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale.

Monitorimi i KDI-së ka evidentuar se Agjenda Legjislative e Qeverisë po përcakton në masë të madhe planifikimin e komisioneve parlamentare. Sipas raportit, për tre muajt e parë janë paraparë 65 projektligje, të cilat komisionet i kanë përfshirë në planet e tyre të punës, pa bërë një vlerësim të mjaftueshëm të kapaciteteve dhe kompleksitetit të tyre.

Një tjetër e gjetur e raportit është se asnjë komision nuk ka përfshirë në planin e punës ndonjë iniciativë të re ligjore që buron nga vetë deputetët.

KDI paralajmëron se ngarkesa e madhe me shqyrtimin e projektligjeve mund të ndikojë në cilësinë e legjislacionit dhe konsultimin me palët e interesit, por edhe të kufizojë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Sipas raportit, vetëm pesë nga 16 komisionet parlamentare kanë paraparë aktivitete për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Probleme janë evidentuar edhe në shpërndarjen e angazhimeve të deputetëve. Dhjetë deputetë nuk janë pjesë e asnjë komisioni parlamentar, ndërsa disa të tjerë, kryesisht nga partitë e vogla, janë anëtarë në dy, tri apo katër komisione.

Gjatë muajit tetor janë evidentuar tri raste kur mbledhjet e komisioneve janë caktuar në të njëjtën kohë dhe 20 raste të tjera kur ato janë planifikuar në intervale shumë të shkurtra, duke vështirësuar pjesëmarrjen e deputetëve.

Sipas KDI-së, funksionimi i komisioneve është vështirësuar edhe nga moskompletimi i përbërjes së tyre. Gjatë periudhës së monitorimit, deputetët e propozuar nga Lista Serbe nuk ishin emëruar në komisione, ndërsa mbështetja administrative mbetet e kufizuar. Pesë zyrtarë mbulojnë nga dy komisione, kurse shtatë komisione kanë koordinatorë me ushtrues detyre.

Gjashtë seanca dhe 59 mbledhje të komisioneve në tetor

Sa i përket aktivitetit parlamentar gjatë muajit tetor, Haxholli bëri të ditur se Kuvendi mbajti gjashtë seanca, tri plenare dhe tri të jashtëzakonshme.

Gjatë tyre u shqyrtuan 10 projektligje në lexim të parë, u miratuan tetë projektligje në lexim të dytë dhe katër marrëveshje ndërkombëtare.

Ndërkohë, komisionet parlamentare mbajtën 59 mbledhje, tri prej të cilave nuk u zhvilluan për mungesë kuorumi. Gjatë kësaj periudhe u organizua vetëm një dëgjim publik.

KDI ka vlerësuar se mbikëqyrja parlamentare mbetet e kufizuar. Nga 42 pyetje parlamentare, vetëm 18 morën përgjigje, ndërsa nuk u zhvillua asnjë interpelancë.

Raporti evidenton edhe mangësi në transparencë. Orari i mbledhjeve të komisioneve publikohet kryesisht vetëm një ditë përpara, ndërsa nga 59 mbledhjet e mbajtura, vetëm 21 procesverbale ishin publikuar në uebfaqen e Kuvendit.

KDI ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, me synimin e vlerësimit të funksionimit të tij dhe avancimit të transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit parlamentar.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kjo është kompania që u kap duke mashtruar me kode doganore

Kjo është kompania që u kap duke mashtruar me kode doganore

“Kosova e Kadaresë”: Hapet ekspozita në Prishtinë në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

“Kosova e Kadaresë”: Hapet ekspozita në Prishtinë në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Tezja e Doarsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

Tezja e Doarsa Spahijës dyshon te shoqja e saj: E prezantoi me të dyshuarin dhe ditën kritike…(VIDEO)

KDI: Kuvendi pa plan të integruar të punës, 10 deputetë jashtë komisioneve | Momenti