Emira Maqedonci, kampione e Ballkanit në karate

Emira Maqedonci, kampione e Ballkanit në karate

Emira Maqedonci, kampione e Ballkanit në karate

Maqedonci ka realizuar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar pesë fitore radhazi, për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit dhe për ta kurorëzuar me titull kampione një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme ndërkombëtare.

Ky është titulli i tretë i kampiones së Ballkanit për Emirën, e cila për herë të katërt në karrierën e saj ka arritur në finalen e këtij kompeticioni.

Sponsor 3M Express

Bilanci i saj në finale është mbresëlënës: tri medalje të arta dhe një e argjendtë.

Me këtë sukses, Maqedonci konfirmon potencialin dhe vazhdimësinë e rezultateve të mira, duke e përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare të karatesë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Foda zbardh listën e lojtarëve për sfidat e nëntorit, tri prurje të reja

Foda zbardh listën e lojtarëve për sfidat e nëntorit, tri prurje të reja

KDI: Muaji i parë i punës së Legjislaturës së XI-të, kaotik në planifikim dhe organizim

KDI: Muaji i parë i punës së Legjislaturës së XI-të, kaotik në planifikim dhe organizim

Pse është e rëndësishme të krijoni gjithmonë kopje rezervë të të dhënave?

Pse është e rëndësishme të krijoni gjithmonë kopje rezervë të të dhënave?

Emira Maqedonci, kampione e Ballkanit në karate | Momenti