Kryeprokurori Gashi dhe kryetari i Supremes diskutojnë ashpërsimin e politikës ndëshkimore

Kryeprokurori Gashi dhe kryetari i Supremes diskutojnë ashpërsimin e politikës ndëshkimore

Kryeprokurori Gashi dhe kryetari i Supremes diskutojnë ashpërsimin e politikës ndëshkimore

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, kanë diskutuar për nevojën e ashpërsimit të politikës ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, diskutimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

Gashi dhe Rexhepi kanë konfirmuar përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vdes një paciente në Prizren, dyshohet se gëlltiti një qese me substancë narkotike

Vdes një paciente në Prizren, dyshohet se gëlltiti një qese me substancë narkotike

Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Kurti nuk e tha asnjë fjalë në mbledhjen e Qeverisë

Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Kurti nuk e tha asnjë fjalë në mbledhjen e Qeverisë

Dyshohet se gëlltiti një qese substancë narkotike, ndërron jetë 26 vjeçarja – u dërgua dy herë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit

Dyshohet se gëlltiti një qese substancë narkotike, ndërron jetë 26 vjeçarja – u dërgua dy herë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit