Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me situatën e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, duke kritikuar blerjen e energjisë nga Serbia, pavarësisht ndërprerjeve të furnizimit.

Përmes një postimi në Facebook, Kraki ka thënë se kjo situatë paraqet dështim të dyfishtë dhe ka ngritur çështjen e përgjegjësisë morale në politikën e Kosovës.
“Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbete pa rrymë. Dy here dështim. Dy here gabim”, ka shkruar Kraki.
Ai ka shtruar edhe pyetjen nëse ka ardhur koha që në politikën e Kosovës të ketë më shumë përgjegjësi për veprimet dhe vendimet e marra.
“A mos ka ardhë koha me fillu me u mesu me pergjegjesine morale si koncept edhe ne politiken e Kosoves? Sepse asnje fajtor, asnje pergjegjes pavaresisht çka ndodhe ne kete vend, seriozisht nuk shkon”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/





