Kosova prezanton mundësitë e investimeve në Forumin Ekonomik në Brezovicë

Kosova prezanton mundësitë e investimeve në Forumin Ekonomik në Brezovicë

Kosova prezanton mundësitë e investimeve në Forumin Ekonomik në Brezovicë

Sipas komunikatës së Odës Ekonomike, në hapje të forumit, kryetari Lulzim Rafuna ka theksuar rëndësinë e promovimit të Kosovës si destinacion për investime dhe partneritete ndërkombëtare, duke vënë në pah potencialin ekonomik dhe pozitën strategjike të vendit.

“Ne dëshirojmë që Kosova të shihet si një vend ku mund të prodhohet, të investohet, të krijohen partneritete dhe prej nga mund të furnizohen tregjet rajonale dhe evropiane. Kosova nuk është vetëm një vend i mundësive të së ardhmes. Kosova është një vend ku mundësitë për investime ekzistojnë sot”, ka deklaruar Rafuna.

Sponsor 3M Express

Oda Ekonomike ka bërë të ditur se një rëndësi të veçantë në këtë edicion ka pjesëmarrja e delegacionit ekonomik nga Japonia, me biznese të interesuara për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në tregti, investime dhe teknologji.

Në kuadër të forumit po zhvillohen takime B2B ndërmjet kompanive nga Kosova, Japonia dhe Gjermania, me synimin e krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta dhe partneriteteve të reja biznesore.

Sipas organizatorëve, diskutimet përfshijnë integrimin ekonomik rajonal, afrimin me Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian, investimet, qasjen në financa, bashkëpunimin industrial dhe tregtar, si dhe sigurinë juridike për bizneset.

Një pjesë e forumit i kushtohet edhe diasporës dhe investimeve, nën moton “Nga dashuria për vendin tek investimet”. Në këtë kuadër, sipas Odës Ekonomike, në Brezovicë po marrin pjesë rreth 20 biznese nga rajoni i Stuttgartit, të cilat synojnë të shqyrtojnë mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit në Kosovë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Është i nivelit botëror”, Schweinsteiger e veçon talentin shqiptar Brajan Gruda

“Është i nivelit botëror”, Schweinsteiger e veçon talentin shqiptar Brajan Gruda

Telekomi jep tender një-burimor mbi 80 mijë euro për mirëmbajtjen e sistemit të SMS-ve

Telekomi jep tender një-burimor mbi 80 mijë euro për mirëmbajtjen e sistemit të SMS-ve

Schweinsteiger e cilëson Brajan Grudën futbollist të nivelit botëror: Një ëndërr ta kesh në skuadër

Schweinsteiger e cilëson Brajan Grudën futbollist të nivelit botëror: Një ëndërr ta kesh në skuadër