De Bruyne drejt largimit nga Napoli, PSV ofron dy milionë euro

De Bruyne drejt largimit nga Napoli, PSV ofron dy milionë euro

De Bruyne drejt largimit nga Napoli, PSV ofron dy milionë euro

Kevin De Bruyne mund të largohet nga Napoli që në afatin kalimtar të janarit, pasi PSV Eindhoven ka bërë ofertën e parë zyrtare për transferimin e mesfushorit belg.

Sponsor 3M Express

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi holandez ka ofruar rreth dy milionë euro për kartonin e 35-vjeçarit, por Napoli e ka refuzuar propozimin, duke kërkuar një shumë më të lartë.

De Bruyne është i hapur për kalimin te PSV, pasi dëshiron të rikthehet më afër vendlindjes. Edhe familja e tij nuk është përshtatur me jetën në Napoli, ndërsa bashkëshortja Michelle ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Limburg, më afër shtëpisë në Belgjikë.

Napoli nuk dëshiron ta largojë lehtë belgun, por një ofertë më e lartë dhe dëshira e vetë futbollistit mund ta ndryshojnë situatën. Një largim në janar do t’i kursente klubit italian rreth 5 milionë euro nga pagat, si dhe 2.5 milionë euro të tjera nga bonusi i transferimit.

De Bruyne, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në 11 ndeshje të Serie A këtë sezon. Napoli pritet të bisedojë me lojtarin për të kuptuar qartë qëndrimin e tij, ndërsa PSV po vazhdon të shtyjë për transferimin e belgut./Klankosova.tv

Lexo edhe

“Bordi i Paqes” akuzon Izraelin dhe Hamasin se nuk po i përmbushin zotimet për t’i dhënë fund luftës

“Bordi i Paqes” akuzon Izraelin dhe Hamasin se nuk po i përmbushin zotimet për t’i dhënë fund luftës

Mbappé feston për kontratën e re të Gülerit: Faleminderit, sonte do të fle më i qetë!

Mbappé feston për kontratën e re të Gülerit: Faleminderit, sonte do të fle më i qetë!

Termi “pornografi me fëmijë” do të hiqet nga Kodi i ri Penal në Maqedoni, do të zëvendësohet me “abuzim me fëmijët në internet”

Termi “pornografi me fëmijë” do të hiqet nga Kodi i ri Penal në Maqedoni, do të zëvendësohet me “abuzim me fëmijët në internet”