Legjenda e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger, ka vlerësuar lart talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, duke e cilësuar atë si futbollist të nivelit botëror dhe një prej lojtarëve që mund të bëjnë diferencën në fushë.

Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Gjermanisë dhe një prej emrave më të njohur të futbollit gjerman ka dhënë një vlerësim të veçantë për talentin e ri, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me paraqitjet e tij.
Në një prononcim për televizionin gjerman “ARD”, ish-mesfushori i Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit foli me superlativa për disa prej talenteve të futbollit gjerman, mes tyre edhe Grudën.
Schweinsteiger veçoi gjithashtu Florian Wirtzin dhe Scherhantin, por vlerësimin më të madh ia kushtoi futbollistit me origjinë shqiptare.
“Është një ëndërr të kesh në skuadër futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Ky i fundit është i nivelit botëror”, deklaroi Schweinsteiger.
Vlerësimi nga një emër me peshën e Schweinsteigerit përbën një kompliment të rëndësishëm për Grudën, i cili konsiderohet ndër talentet premtuese të futbollit gjerman.
Ndryshe, Gruda debutoi këtë muaj me Përfaqësuesen e Gjermanisë në Ligën e Kombeve, ku shënoi një gol ndaj Serbisë, ndërsa në përballjen me Holandën realizoi një gol dhe regjistroi dy asistime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





