Çitaku pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë, u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sponsor 3M Express

Në një postim pas takimit, Çitaku tha se e ka falënderuar Presidenten për mbështetjen e parezervë dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjen e përbashkët për mbrojtjen e çlirimtarëve.

“Tani është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, shkroi Çitaku.

Ajo riafirmoi përkushtimin për të qëndruar pranë çlirimtarëve në betejën për drejtësi dhe për ta mbrojtur me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së.

“Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe!”, përfundoi Çitaku. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Bordi i Paqes” akuzon Izraelin dhe Hamasin se nuk po i përmbushin zotimet për t’i dhënë fund luftës

Mbappé feston për kontratën e re të Gülerit: Faleminderit, sonte do të fle më i qetë!

Termi “pornografi me fëmijë” do të hiqet nga Kodi i ri Penal në Maqedoni, do të zëvendësohet me “abuzim me fëmijët në internet”