Kosova ka kampionin e saj, Elias Krasniqi fiton turneun dhe siguron biletën për në SHBA

Kosova ka kampionin e saj, Elias Krasniqi fiton turneun dhe siguron biletën për në SHBA

Kosova ka kampionin e saj, Elias Krasniqi fiton turneun dhe siguron biletën për në SHBA

Elias Krasniqi ka triumfuar në edicionin e turneut Red Bull Wings Cup në “EA SPORTS FC 27”, duke u shpallur kampion i Kosovës dhe njëkohësisht siguruar pjesëmarrjen në finalen botërore që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

Turneu u zhvillua të dielën në Prishtina Mall, në organizim të Red Bull Kosovës në bashkëpunim me Xportale Sports, ku 16 finalistët më të mirë garuan për trofeun dhe mundësinë për ta përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare.

Në finalen e madhe, Krasniqi doli fitues ndaj Sead Llazanit, duke siguruar kështu biletën për në Miami të Floridës, ku do të përballet me kampionët e vendeve të tjera.

Gara u zhvillua në formatin e eliminimit direkt, ndërsa përveç përballjeve në EA SPORTS FC 27, organizatorët kishin përgatitur edhe aktivitete muzikore dhe argëtuese për të pranishmit.

Finalja botërore e Red Bull Wings Cup është planifikuar të mbahet në janar të vitit 2027, në Nu Stadium të Miamit, ku do të përcaktohet kampioni i parë botëror i këtij kompeticioni. Data e saktë e ngjarjes ende nuk është konfirmuar./Telegrafi/

Lexo edhe

NASA zbulon një pamje të pazakontë në Antarktidë, ishulli që nga hapësira ngjan me një kafkë gjigante

NASA zbulon një pamje të pazakontë në Antarktidë, ishulli që nga hapësira ngjan me një kafkë gjigante

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndërpriten punimet në një shtëpi në Mitrovicë

Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndërpriten punimet në një shtëpi në Mitrovicë

Kosova ka kampionin e saj, Elias Krasniqi fiton turneun dhe siguron biletën për në SHBA | Momenti