27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës, dyshohej për varësi nga kokaina dhe iu shqiptua trajtim psikiatrik

Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Adonis Demiri, 27-vjeçari që u vra bashkë me foshnjën e tij në fshatin Demiraj, ishte dënuar më parë për veprën penale të kanosjes ndaj të fejuarës së tij.

Sipas përgjigjes së gjykatës, Demiri ishte mbajtur për dy muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi dyshohej se kishte përdorur kokainë.

Sponsor 3M Express

Eksperti psikiatër i kishte rekomanduar gjykatës dërgimin e tij në këtë institut për shkak të varësisë nga substancat narkotike.

“I njëjti ka qëndruar nën masën e paraburgimit prej 2 (dy) muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë përdorur substanca narkotike të llojit kokainë. Eksperti psikiatër i ka rekomanduar gjykatës që i njëjti të dërgohet në këtë institut për shkak varësisë së substancave narkotike”.

Më 17 qershor 2026, Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë, e kishte dënuar Demirin me gjashtë muaj burgim për veprën penale të kanosjes. Me pëlqimin e tij, dënimi ishte zëvendësuar me gjobë prej 1 mijë e 800 eurosh, të cilën ishte i obliguar ta paguante brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Gjykata ka bërë të ditur se e dëmtuara nuk i ishte bashkëngjitur ndjekjes penale dhe nuk kishte paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit.

Po ashtu, në bazë të dispozitave ligjore për kryerësit me çrregullime mendore, gjykata i kishte shqiptuar Demirit masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

Babai i 27-vjeçarit arrestohet si i dyshuar në rastin e vrasjes së rëndë në Gjilan

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sëmuret në ditën e garës, Brayan Ibanez nuk paraqitet në Kampionatin Botëror për Kosovën

Sëmuret në ditën e garës, Brayan Ibanez nuk paraqitet në Kampionatin Botëror për Kosovën

Kosova ka çfarë të ofrojë, por a di ta shesë? (VIDEO)

Kosova ka çfarë të ofrojë, por a di ta shesë? (VIDEO)

​Begaj dekreton reformën territoriale, Shqipëria voton më 9 maj për 46 bashki

​Begaj dekreton reformën territoriale, Shqipëria voton më 9 maj për 46 bashki

27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës, dyshohej për varësi nga kokaina dhe iu shqiptua trajtim psikiatrik | Momenti