“Kosova është e Serbisë”: Kos shpreh keqardhje për melodinë që nxiti reagime

“Kosova është e Serbisë”: Kos shpreh keqardhje për melodinë që nxiti reagime

“Kosova është e Serbisë”: Kos shpreh keqardhje për melodinë që nxiti reagime

Sponsor 3M Express

Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime politike, pasi në të u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Polemika bëri që komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të shprehte keqardhje për përzgjedhjen e saj.

Ngjarja ndodhi më 15 nëntor në Bruksel, gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Komisioni Evropian.

Në koncertin e titulluar “Meloditë e unitetit: Harmoni nga udhëkryqi i Evropës”, krahas pjesëve muzikore nga vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, u interpretua edhe melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.

Teksti i këngës përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe kundërshton heqjen dorë prej saj.

Gjatë koncertit, megjithatë, nuk u kënduan vargjet e këngës. U interpretua vetëm melodia, ndërsa titulli u shfaq në ekran, sipas dëshmive të pjesëmarrësve.

Përfshirja e saj në një aktivitet të Komisionit Evropian nxiti reagime nga zyrtarët e Kosovës dhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, të cilët kërkuan shpjegime për mënyrën e përzgjedhjes së repertorit.

Në një prononcim për gazetarët, më 16 nëntor, pak para fillimit të Forumit, Kos shprehu keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga muzikantët, duke theksuar se ajo, në asnjë mënyrë, nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian.

Ajo tha se është e vetëdijshme për vuajtjet dhe sakrificat e njerëzve në këtë pjesë të Evropës gjatë së kaluarës dhe theksoi rëndësinë e pajtimit, pa harruar dallimet dhe përvojat historike.

“Ne nuk kërkojmë që dallimet të harrohen, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, tha Kos./REL/.

Lexo edhe

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën

LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën