KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Zijadin Ceraja”, “Ulqini”, “Shaban Polluzha”, “Haki Misini”, “Nora Kelmendi”, “Adem Voca” dhe “Obiliqeva”, si dhe në fshatrat Rahovë, Koshtovë dhe Zhitkovac.

Ndërkaq, në rrjetin e kanalizimit do të ketë intervenime në rrugët “Vëllezërit Frashëri”, “Zahir Pajaziti”, “Dëshmorët e Kombit”, “Ali Zeneli”, “Knjaza Miloša” dhe “Kolašinskih kneževa”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Po ashtu, kompania ka bërë të ditur se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt.

“Në këtë rast, ju lutemi ta lini ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet”, thuhet në njoftim.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën

LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën