Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Dogana e Kosovës ka mbledhur 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Doganës, të hyrat e realizuara në dhjetë muajt e parë të këtij viti arritën në 1 miliard e 708 milionë e 243 mijë e 582 euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin 1 miliard e 615 milionë e 537 mijë e 254 euro.

Sponsor 3M Express

Rritje është shënuar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave. Taksa e Doganës është rritur për 6.6 për qind, taksa e Akcizës për 1.8 për qind, ndërsa TVSH-ja për 7.8 për qind.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Qeveria miraton shpalljen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike për dy muaj

Qeveria miraton shpalljen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike për dy muaj

​Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj

​Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj

Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025

Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025