Kurti mirëpret dekretimin e Ligjit për Byronë: Hap i rëndësishëm

Kurti mirëpret dekretimin e Ligjit për Byronë: Hap i rëndësishëm

Kurti mirëpret dekretimin e Ligjit për Byronë: Hap i rëndësishëm

Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se miratimi dhe dekretimi i këtij ligji vjen pas përpjekjeve të shumta dhe pengesave me të cilat, sipas tij, është përballur iniciativa për themelimin e Byrosë.

Ai u shpreh se dekretimi i ligjit përbën një moment të rëndësishëm dhe shprehu urimet për këtë zhvillim.

Sponsor 3M Express

“Pas shumë përpjekjesh tona përballë një serie e kundërshtimesh e pengesash që na u vunë në rrugë, madje në mënyrë të përsëritur, javën që shkoi, Presidentja e Republikës, Justina Shiroka Pula, dekretoi ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, deklaroi Kurti.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi këtë vendim si fillim të një kapitulli të ri për vendin, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë dhe barazisë.

“Urime të gjithëve dhe le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri, të mirë, të mbarë për drejtësi dhe barazi”, tha Kurti.

Ligji për Byronë Shtetërore synon krijimin e mekanizmit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ndërsa dekretimi i tij nga presidentja shënon një zhvillim të rëndësishëm në procesin e funksionalizimit të këtij mekanizmi.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Dogana mbledh mbi 1.7 miliardë euro të hyra, rritje prej 5.7% krahasuar me 2025

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën

LSDM: Prokurori Saveski të përgjigjet për kallëzimet penale për Alta Bankën