Kosova e Shqipëria kryesojnë në rajon për jetëgjatësinë

Kosova e Shqipëria kryesojnë në rajon për jetëgjatësinë

Kosova e Shqipëria kryesojnë në rajon për jetëgjatësinë

Shqipëria kryeson në Ballkanin Perëndimor për nga jetëgjatësia, me një mesatare prej 80.1 vjetësh, sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, sa i përket renditjes globale, Shqipëria pozicionohet në vendin e 61-të, mes 237 vendeve të tjera.

Kosova renditet e dyta pas Shqipërisë, me një jetëgjatësi mesatare prej 78.6 vjetësh.

Të dhënat aktuale, krahasuar me ato të vitit 1950, tregojnë se Shqipëria ka shënuar një rritje të dukshme të jetëgjatësisë, prej 35 vjetësh. Ndërkaq, sociologët kanë ngritur edhe çështjen e lidhjes mes zhvillimit intelektual dhe jetëgjatësisë, raporton Top Channel.

“Është e vërtetuar shkencërisht që intelektualët, profesorët dhe nobelistët kanë jetëgjatësi më të lartë se populli në përgjithësi. Unë kam bërë një studim me akademikët burra dhe më ka rezultuar se mesatarisht jetojnë shtatë vjet më shumë se burrat e tjerë, për shkak të zhvillimit të trurit”, është shprehur sociologu Zyhdi Dervishi.

Monako është renditur si vendi me jetëgjatësinë më të lartë në botë, me një mesatare prej 86.7 vjetësh

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Kosova e Shqipëria kryesojnë në rajon për jetëgjatësinë | Momenti