Kontrollet ndaj shitjeve online, realizohen 23 inspektime brenda një dite

Kontrollet ndaj shitjeve online, realizohen 23 inspektime brenda një dite

Kontrollet ndaj shitjeve online, realizohen 23 inspektime brenda një dite

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ATK-në dhe ARKEP-in, ka nisur aksionin për kontrollimin e bizneseve që shesin produkte përmes platformave online.

Sponsor 3M Express

Gjatë ditës së parë janë realizuar gjithsej 23 inspektime në tetë komuna të Kosovës, ndërsa 11 ekipe inspektuese janë angazhuar në këtë aksion.

Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, gjashtë raste janë përfunduar, ndërsa 17 të tjera mbeten në procedurë.

Kontrollet po përqendrohen në verifikimin e regjistrimit të bizneseve në ARBK, lëshimin e kuponëve fiskalë dhe dokumentacionin ligjor të produkteve që u dërgohen konsumatorëve.

Aksioni vjen pas shtimit të kontrolleve ndaj bizneseve online dhe kompanive postare, të nisura më 1 nëntor. Bizneset që nuk i përmbushin obligimet ligjore rrezikojnë të gjobiten.

Sipas ATK-së, në Kosovë janë rreth 660 tatimpagues të regjistruar që ushtrojnë shitje online.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dy persona ndalohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

Dy persona ndalohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj në Pejë

Direkt nga BBVK, gazetarja Nitaj zbulon se sonte ka një zarf të kuq (VIDEO)

Direkt nga BBVK, gazetarja Nitaj zbulon se sonte ka një zarf të kuq (VIDEO)

Rahoveci me logo të re, por rrushin “e vjetër” (VIDEO)

Rahoveci me logo të re, por rrushin “e vjetër” (VIDEO)

Kontrollet ndaj shitjeve online, realizohen 23 inspektime brenda një dite | Momenti