171 gra kryen mamografi gjatë tetorit në Fushë-Kosovë

Gjatë muajit tetor, në Fushë-Kosovë janë realizuar 171 mamografi, pas vënies në funksion të mamografit në këtë komunë, ndërsa 162 gra të tjera janë në listën e pritjes për ta marrë këtë shërbim.

Komuna e Fushë-Kosovës, në një njoftim me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, ka falënderuar stafin mjekësor për përkushtimin dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Sponsor 3M Express

Po ashtu, komuna u ka bërë thirrje grave që të kryejnë kontrolle të rregullta dhe, sipas rekomandimeve të mjekut, të caktojnë termin për mamografi.

Në njoftim theksohet rëndësia e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke rikujtuar se kujdesi për shëndetin e grave duhet të jetë angazhim gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajin tetor.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

EKSKLUZIVE | E denoncoi kushëririn se shtiu me pushkë për ta vrarë në malet e Batllavës – Sinjali zbulon identitetin e 64-vjeçarit, Policia gjen gëzhojën, por jo armën

Nga fyerjet te kapja për fyti – gruaja denoncon bashkëshortin në Klinë, policët gjejnë gota të thyera, ai paraqitet vetë në stacion

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin nën kërcënimin e thikës, i treti merr paratë