Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale, njësitë relevante të policisë, në tri vende të ndryshme Prishtinë, Gjakovë dhe PKK Mutivodë, kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“’Rr. Isa Kastrati’, Prishtinë 20.11.2026 – 12:00. Nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale, njësitë relevante të policisë, në tri vende të ndryshme: Prishtinë, Gjakovë dhe PKK Mutivodë, kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Policia ka gjetur dhe konfiskuar 14 kg e 815 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, 4 celularë, dy pistoleta, 62 fishek, para të gatshme 9120 € dhe 350 franga zvicerane”, thuhet në raport. /Telegrafi/





