Klekovski: Po përgatitet Ligj i ri për barnat

Klekovski: Po përgatitet Ligj i ri për barnat

Klekovski: Po përgatitet Ligj i ri për barnat

“Pas 19 vitesh dhe më shumë se 20 ndryshimeve në ligjin ekzistues, po përgatitet një Ligj i ri për Barnat, i cili do të sjellë harmonizim të plotë me legjislacionin evropian”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, pas konsultimit kombëtar të mbajtur për këtë çështje.

Sponsor 3M Express

Në takimin konsultativ morën pjesë përfaqësues të shoqatave të pacientëve, odave farmaceutike, industrisë farmaceutike, ekspertë dhe institucione qeveritare.

Sipas ministrit Klekovski, me kornizën e re ligjore ligji aktual i vitit 2007 do të zëvendësohet me një ligj të ri, ndërsa barnat dhe mjetet mjekësore do të rregullohen me ligje të veçanta. Në fazën e ardhshme parashihet edhe miratimi i një ligji të posaçëm për veprimtarinë farmaceutike.

“Për pacientin, një sistem i mirëorganizuar i barnave do të thotë ta marrë terapinë në kohë, të ketë besim në cilësinë dhe sigurinë e saj dhe të marrë informacion të saktë për përdorimin e saj”, theksoi Klekovski.

Si hapat e ardhshëm janë paralajmëruar shqyrtimi i të gjitha vërejtjeve të paraqitura, vendosja e mekanizmave më të fuqishëm kundër mungesës së barnave, thjeshtimi i procedurës për raportimin e reaksioneve të padëshiruara, si dhe hartimi i një plani për zbatimin e ligjit së bashku me Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED).

“Ligji do të vlejë aq sa do të zbatohet. Prandaj, për çdo detyrim të ri duhet të dimë kush e zbaton, me çfarë kuadrosh dhe mjetesh, si dhe brenda cilit afat”, theksoi ministri.

Procesi po realizohet me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Maqedoni.

Lexo edhe

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, diskutojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në SEPA

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, diskutojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në SEPA

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon