“Kevini” rikthehet në ekran me një film të ri, do të luajë krahas Constance Wu

“Kevini” rikthehet në ekran me një film të ri, do të luajë krahas Constance Wu

“Kevini” rikthehet në ekran me një film të ri, do të luajë krahas Constance Wu

Aktori Macaulay Culkin, i njohur në mbarë botën për rolin e Kevin McCallister në filmin kult “Home Alone”, do të rikthehet në një projekt të ri kinematografik, ku do të ndajë rolin kryesor me aktoren Constance Wu dhe emra të tjerë të njohur të industrisë së filmit.

Sponsor 3M Express

Filmi, i cili ende nuk ka një titull zyrtar, do të jetë projekti i parë regjisorial i Walter Woodman. Sipas Deadline, në kastin e tij do të jenë edhe Ken Leung, Veronika Slowikowska, David Klein dhe Ethan Eng.

Produksioni i studios A24 përshkruhet si një histori rreth rritjes dhe kalimit drejt moshës madhore, e vendosur në periudhën kur interneti po fillonte të merrte hov. Megjithatë, detajet e tjera të ngjarjes dhe personazheve që do të interpretojnë aktorët nuk janë bërë ende publike.

Rikthimi i Culkin në një projekt të ri vjen në një kohë kur Hollywoodi po përgatit edhe mundësinë e zgjerimit të ekskluzivitetit “Home Alone”. Sipas raportimeve të Variety, Disney ka nisur zhvillimin e një filmi të ri në këtë seri, ku Culkin thuhet se është përfshirë në fazat fillestare të skenarit.

Në këtë projekt përmenden edhe Seth Rogen dhe Evan Goldberg, të cilët pritet të angazhohen si producentë.

Culkin u bë i famshëm në mbarë botën përmes personazhit të Kevin McCallister në dy filmat e parë “Home Alone”, të publikuar në vitet 1990 dhe 1992. Ai nuk ishte pjesë e filmit të tretë, i cili solli një histori të re me një personazh tjetër kryesor.

Ndërkohë, ideja për një vazhdim të ri të filmit ka ngritur pikëpyetje edhe për shkak të mungesës së aktores Catherine O’Hara, e cila interpretoi nënën e Kevinit dhe vdiq në vitin 2026.

Regjisori i dy filmave të parë, Chris Columbus, ka shprehur dyshime nëse një vazhdim i ri mund ta përsërisë suksesin e origjinalit pa praninë e saj.

Në një intervistë për Variety, Columbus ka theksuar rëndësinë e dy aktorëve kryesorë për suksesin e filmit.

“Catherine përbën 50 për qind të Home Alone. Zemra emocionale e filmit ishte kombinimi mes Catherine O’Haras dhe Macaulay Culkinit. Pa këta të dy, filmi nuk do të ishte i njëjti”, u shpreh ai.

Megjithatë, regjisori nuk e ka përjashtuar mundësinë e realizimit të një filmi të ri që do të përqendrohej te pjesëtarët e tjerë të familjes McCallister.

“Mund të mendohet për një tjetër film me familjen McCallister, por gjithçka varet nga aktorët. Fatkeqësisht, një vazhdim me Catherine dhe Macaulay në qendër nuk është më i mundur”, ka përfunduar Columbus.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shtrenjtohen për 5,4 për qind produktet e importuara në Kosovë

Shtrenjtohen për 5,4 për qind produktet e importuara në Kosovë

“Nuk duhet të presim vrasjen e radhës”, protestuesit në Prishtinë kërkojnë njohjen e femicidit si vepër të veçantë penale

“Nuk duhet të presim vrasjen e radhës”, protestuesit në Prishtinë kërkojnë njohjen e femicidit si vepër të veçantë penale

Modriqi ia gjen Milanit pasardhësin e tij

Modriqi ia gjen Milanit pasardhësin e tij